Alfred Deshati: “Në integrimin e Shqipërisë për Bashkimin Evropian, anëtarësimi i saj në strukturat e NATO-s vendosin kushte dhe detyrime të reja për klasën politike shqiptare në lidhje dhe me vlerësimin e këtij procesi zgjedhor i cili është shumë i rëndësishëm për shqiptarët për të vazhduar me frymën e bashkëpunimit edhe jo të ndarjes dhe konfliktit. Partia Republikane hedh poshtë me indinjatë çdo qëndrim absurd për të njollosur sadopak zgjedhjet e 28 Qershorit nga lideri i Partisë Socialiste, zoti Edvin Rama, dhe eksponent të tij, qëndrimi i të cilit duket qartazi që bëhet vetëm thjesht për interesa personale dhe mbijetesën në krye të Partisë Socialiste./tvklan.al