Arta Dade: “Kryeministri Berisha duhej të kishte zëvendësuar këtë ministër prej kohësh. Sikurse dhe opozita e ka kërkuar sepse ky ministër nuk mund të na përfaqësojë të gjithëve. Ai duhej të ishte zëvendësuar me një figurë të denjë dhe dinjitoze në mënyrë që të ulej si i barabartë me gjithë homologët e vetë për çështje shume madhore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ministri i jashtëm i Shqipërisë dje ka kryer një abuzivizëm tjetër me detyrën. Ai ka përdorur podiumin e ministrisë së jashtme, të asaj ministrie që përfaqëson interesat e shtetit, për të sulmuar opozitën dhe për ta shitur çështjen ordinere ku ai është i përfshirë si çështje politike.”/tvklan.al