Blendi Klosi: “Sot hapet pjesa e dytë e procesit, e cila ka të bëjë me detyrat ekskluzive të qeverisë, për të garantuar kodin e ri zgjedhor me një regjistër kombëtar unik zgjedhës dhe karta e ID për çdo votues. Policia jonë deri dje ishte të kalonim kodin, sot e deri në zgjedhje është të mos e lejojmë Sali Berishën dhe qeverinë e tij të rrezikojë vënien në jetë të këtij kodi. Duke iu shmangur kështu përgjegjësisë kushtetuese e ligjore për të garantuar infrastrukturën zgjedhore. “

Vitori Avdiu: “PDK-ja beson se kodi i ri zgjedhor garanton standarde dhe garanci të votës së qytetarëve shqiptar. Kjo edhe falë asistencës së ofruar nga OSBE Odihri. Votimi i këtij projekti nga një shumicë dërrmuese deputetësh është një hap përpara për parlamentarizmin. Kur një deputet voton dhe miraton sipas vlerave të dokumentit që ka përballë dhe jo sepse ata janë të imponuar.”/tvklan.al