Partia Socialiste vijon të këmbëngulë në idenë se Shqipëria duhet të aplikojë për pozicionin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Kryetari Rama, i ftuar në një tryezë të Institutit për Studime Ndërkombëtare, tha se izolimi kushton më shumë sesa përpjekja për t’u integruar.

Për Ramën shumë probleme nuk marrin zgjidhje nëse vendi nuk bëhet pjesë e unionit.

Edi Rama: “Përtej aktualitetit dhe performancës tërësisht të pamjaftueshme qeverisëse qëndrojnë disa arsye shumë të forta, tejet partiake për të besuar se është e domosdoshme që ne si klasë politike të jemi kurajozë dhe të vendosur për të trokitur në derën e shtëpisë sonë, të shtëpisë evropiane”.

Pak kohë më parë kryetari socialist propozoi miratimin në kuvend të një rezolute ku shprehej qartë vullneti politik për aplikim në muajin Shtator të këtij viti, por kryeministri Berisha duke mirëkuptuar qëllimin opozitar theksoi se ende nuk është momenti që Shqipëria të hedhë këtë hap./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi