Lajme Arkiva 2003

Partia Demokratike e rinovuar mendon se është i domosdoshëm një takim midis partive që përbëjnë spektrin e vogël të së djathtës shqiptare ku do të unifikohet mendimi dhe veprimi politik në prag fushate për t’ju kundërvënë dhunës institucionale të binomit PS-PD, kjo është teza e parë politike që ka hedhur në treg kryetari i kësaj partie Dashamir Shehi.

Legalistët janë ende në dilemë për vendimin që do të ndërmarrin nëse do të dalin të vetëm në zgjedhje apo të bëhen pjesë e koalicionit “Bashkimi për fitore”, arsyeja e kësaj dileme është kundërshtia e monarkisë brenda kodit të ri zgjedhor. Pikërisht për këtë qëllim kryetari i legalistëve, Ekrem spahia ka mbledhur për konsultë kryetarët e degëve nëpër rrethe, pas kësaj legalistët do të mbledhin këshillin kombëtar në fund të muajit korrik për të shpallur vendimin e tyre.

Për të hyrë në zgjedhje po përgatitet edhe partia e Milos, Demokracia Sociale. Alternativa më mundshme që paraqet kjo parti është të dalë e vetme në to. Kjo parti është duke ngritur strukturat e saj elektorale, kjo ka qenë arsyeja e themelimit të sotëm të forumit të gruas së demokracisë sociale.

Partia Demokrate e Re denoncon vendimin e kryebashkiakut Edi Rama për të shembur urgjencën shëndetësore publike. Veç kësaj sipas demokratëve të reformuar edhe Ministri i Shëndetësisë Mustafa Xhani, ka rënë dakord nëpërmjet një telefonate me kryetarin e bashkisë. Sipas tyre për këtë arsye, ministri Xhani duhet të jap shpjegim.

Në 32 muaj qeverisje, kombinati nga lagjja pa investime dhe e largët është bërë modeli i atyre lagjeve rreth qendrës. Është zgjidhur problemi i ujit, furnizimi me energji duke patur marrëdhënie korrekte me filialin elektrik. Këto janë bilancat që administrata e kryepleqësisë së kësaj zone së bashku me deputeten Monika Kryemadhi, kanë bërë në takimin me banorët./tvklan.al