Shorti i turit të parë të eliminatoreve të Champions League dhe UEFA ka sjellë për skuadrat shqiptare, ndoshta skuadra jo me emër, por me ambicie. Partizani do të luajë kundër boshnjakëve të Shiroki Briek, një ekip që ka vizituar më parë Shqipërinë.
Hasan Lika: “E shohim ashtu siç duhet ta shohë çdo skuadër shortin, përballjen me kundërshtarin me optimizëm, me besim për të dhënë më të mirë në fushë.”
Ka munguar për rreth një muaj dhe më tu kthyer nga jashtë shtetit, presidenti i Partizanit, gjendet pranë skuadrës për të përgatitur pjesëmarrjen në UEFA.
Albert Xhani: “Mendoj që nga dita e sotme që më patë që është momenti i parë që kam ardhur në klub dhe nuk kam shkuar në shtëpi po jam pranë klubit, mendoj që sot të jap ndihmesën maksimale për të ruajtur çdo lloj ekuilibri, për ta forcuar Partizanin që ta kalojë me sukses këtë tur.”
Abilaliaj dhe portieri Shehi, nuk do të bëjnë pjesë në listën e futbollistëve teksa konfirmo0het rikthimi i Devoollit të paktën sa për ndeshjet në UEFA.
Albert Xhani: “Devolli është pjesë e Partizanit në UEFA.”
Në Shkodër e kanë shpresuar një skuadër sllovene dhe në fakt kështu ka vendosur edhe shorti.
Valter Fushaj: “Shorti mendoj është një shans, do të ishte mirë të ishte sllovene.”
Por nuk e kanë mirëpritur këtë sfidë në Slloveni. Trajneri i Koperiot të Lubjanës Vllado Baçim, në një intervistë për faqen zyrtare të internetit të klubit, ka thënë se do të jetë një sfidë e vështirë pasi Vllaznia ka eksperiencë në garat ndërkombëtare. Ndeshja e arë në Shkodër do të jetë e fortë, ekipi i Koperit ka mangësi në anën e djathit të mesfushës dhe në qendër, po ashtu edhe në mbrojtje, ndërsa këto dy javë Vllazina po i shfrytëzon për një përgatitje në Nikshiq të Malit të Zi./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe
Operator: Petrit Xhaferri