Partizani nuk humbet prej 6 ndeshjesh dhe të dielën do të luajë në fushën e Elbasanit, ekipin me mbrojtjen më të mirë në kampionatin shqiptar. Këtë paraqitje e vlerëson trajneri i “të kuqve”, por gjithsesi beson tek ekipi i tij.

“Elbasani është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht, ka lojtarë të cilët kanë përvojë në kampionatin shqiptar, kam respekt por në radhë të parë duhet të vlerësojmë veten tonë.”

Trajneri i Partizanit thotë se duhet të kenë ecuri.

“Janë 5 ose 6 ekipe që rivalizojnë për titullin. Është shumë e rëndësishme të ruajmë këtë ritëm. Për mua rruga e duhur është t’i hedhim hapat një e nga një.”

Partizani sezonin e kaluar mbërriti deri në ‘final four’ ku u mund në gjysmëfinale nga Egnatia, skuadra që u shpall kampione.

Tv Klan