Aktorja e njohur, Olta Gixhari ka festuar 34-vjetorin e saj të lindjes. Por kjo ditëlindje ka qenë e veçantë për të, pasi këtë vit ajo është në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Olta ndau me fansat surprizën që partneri kishte përgatitur për të.
Pranë një buqete shumë të bukur me lule, partneri kishte lënë një shënim tepër romantik.
“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë! Të dua”.
Kjo surprizë duket si i ka pëlqyer shumë aktores, e cila bashkëngjitur postimit të saj shkruan: Të dua shumë i shtrenjti im. Ditëlindja më speciale e të gjitha viteve./tvklan.al