Keni menduar ndonjëherë se si do të ishte një party në autobus? Do duhej muzikë e mirë, pije dhe shumë energji për të kërcyer përgjatë gjithë udhëtimit. Pikërisht një gjë të tillë ka organizuar Arbër Çepani, i cili nga një udhëtim të lodhshëm dhe të mërzitshëm, e ktheu rrugëtimin nga Tirana në Korçë, në një festë të vërtetë.
Sëbashku me një grup miqsh ata organizuan një party në autobus, i cili nuk zgjati vetëm përgjatë gjithë udhëtimit. Moderatori ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu më tepër detaje rreth këtij aktiviteti ndryshe.
https://youtu.be/oAnkjZTrhBo?t=12s
“Komitetin e parë e kemi në Tiranë dhe të dytin në Korçë. Dhe unë doja që të bënim një party që të zgjaste nga Tirana deri në Korçë dhe që të mbyllej në orët e para të mëgjesit. Kështu që ne ndryshuam komplet autobusin, rregulluam fonitë, hoqëm sediljet e mesit dhe filluam performancën me Dj që në Tiranë. Pjesëmarrësit njiheshin me njëri-tjetrin dhe nuk kishte asnjë sikelt mes tyre”
, tha Çepani./tvklan.al