Kambanat e katedrales Notre Dame në Paris kumbuan për herë të parë të premten që pas zjarrit shkatërrimtar të vitit 2019.
Tingulli i tetë kambanave në kambanoren veriore u dëgjua një muaj përpara hapjes së saj pas pesë vitesh restaurimi të mundimshëm.
“Ky është një hap i bukur, i rëndësishëm dhe simbolik”, tha Philippe Jost që drejton trupën e cila është marrë me restaurimin e katedrales në rrethana të vështira.
The bells of Notre Dame in Paris rang out together on Friday for the first time since a 2019 fire that devastated the historic cathedral, AFP reporters said.https://t.co/P7BQwDtrLZ pic.twitter.com/zvjTbnlvsP
— AFP News Agency (@AFP) November 8, 2024
Katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët më 19 prill 2019 që shkatërroi monumentin ikonik.
Presidenti Emmanuel Macron vendosi një qëllim ambicioz për rindërtimin e saj brenda 5 viteve dhe për ta bërë “edhe më të bukur” se më parë. Mbi 250 kompani dhe qindra ekspertë u mobilizuan për të kryer restaurimin që kushtoi qindra milionë euro.
Pak para orës 10:30 të mëngjesit, kambanat ranë njëra pas tjetrës derisa të teta kumbuan në harmoni për 5 minuta.
“S’është ende e përsosur, por do ta bëjmë të përsosur”, u shpreh Alexandre Gougeon të cilit i është ngarkuar rivendosja e kambanave. “Testi i parë ishte një sukses”.
Tingulli i secilës këmbanë u kontrollua ditën e enjte.
“Është 8 nëntor dhe Notre Dame po na thotë: ‘Jam këtu, po ju pres”, tha Gougeon duke i cilësuar kumbimet “një sinjal lumturie”.
Për rihapjen e saj do të ketë një ceremoni të veçantë më 7 dhe 8 dhjetor. Nuk është publikuar asnjë program i detajuar, por pritet që të ketë artistë të mëdhenj. Burime të pakonfirmuara janë shprehur se ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney i cili do të mbajë koncerte në Paris më 4 dhe 5 dhjetor, do të ketë një performancë edhe në ceremoni.
Pritet që rihapja e Notre Dame të sjellë 14-15 milionë vizitorë në vit krahasuar me 12 milionë në vitin 2017./tvklan.al