Java më “normale e modës” në kryeqytetin francez
Modele që sfilojnë në rrugët e Parisit për të prezantuar koleksionet e reja të Pranverë-Verë 2021. Një shfaqje krejt e pazakonshme në kuader të normales, për ta sjellë modën afër individit, të prekshme për të gjithë.
Titulluar një sezon në shpresë, shfaqja e shtëpisë së modës ‘Cloe’ jo vetëm që tërhoqi vëmendjen për mënyrën e veçantë të prezantimit, por edhe për energjinë që solli me modelet dhe ngjyrat.
Dhe në kuadër të normalitetit, sado e diskutueshme të jetë kjo, edhe ‘Dior’ hyri në shtëpinë e të gjithëve me koleksionin e ri.
Një stil gjithëpërfshirës, afër për të gjithë, modele të pranueshme për të gjitha topolitë e femrës, larg ekstravagantes apo fustanit që duhet vetëm ta shohim dhe jo ta veshim.
Tv Klan