Intervistë me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo dhe demokratin Jemin Gjana.
Paskal Milo: Mendoj që kjo çeshtje ka mbetur si një hije në marrëdheniet tashmë midis NATO-s dhe Rusisë, që shpresoj të zgjidhet së shpejti. Çdo dislokim i forcave ruse në Kosovë do të bëhet patjeter me miratimin e NATO-s, sepse NATO siç është shprehur dhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të ketë komanden unike dhe asnjë veprim jashtë kësaj komande unike nuk mund të bëhet përfshirë këtu edhe dislokimin e forcave ruse në terren. Rusët pavarësisht se kanë pretenduar të kenë një zonë kontrolli në Kosovë të veçantë dhe të pavarur, kjo nuk është arritur është e panegociueshme dhe nuk do të bëhet. çdo spekulim që bëhet nga pala ruse në këtë drejtim bëhet vetëm për efekte të brendshme politike, për shkak se atje është acaruar mjaft lufta politike në prag të zgjedhjeve që kanë. Prandaj unë mendoj që forcat ruse duhet të tërhiqen dhe të dislokohen në ato vende me të cilën ata do të merren vesh me komandën e NATO-s mund të shkojnë në njërën prej pesë zonave që janë përcaktuar atje dhe kështu do të bëhet.
Jemin Gjana: Ndërsa ajo çfarë kanë bërë ruset para gati dy ditësh tregon që sllavokomunizmi, ortodoksia komuniste ka qënë, është dhe mbetet e pabesë. Por unë shpresoj që përballë NATO-s ato kanë qënë të humbur dhe do të jenë përsëri të humbur.
Gazetarja: Pra është pabesi e rusëve ky veprim?
Jemin Gjana: Është pabesi e rusëve, sepse ata ishin në tratativa, Zv/Sekretari i Shtetit sapo ktheheshe nga bisedimet me Ivanovin dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Rusisë, Ollbrajti sapo kishte biseduar me
po këto zyrtarë dhe ndërkohë që vazhdonin bisedimet për të zgjidhur statusin e forcës ushtarake ruse, ata bëjnë një veprim de fakto.
Gazetarja: Mendoni se do ta vazhdojë rusi këtë tratativë që ka nisur?
Jemin Gjana: Po të kishte forcë do t’a vazhdonte, por unë mendoj që i mungon forca, i mungon dhe për faktin se Rusia megjithëse u përgatit të dërgonte një kontigjent prej 10 mijë ushtarësh ajo doli të lypte para borxh për t’i dërguar ushtarët atje. Dhe nje shtet që nuk ka mundësi, një shtet i cili shpërndan supë nëpër sheshet e qyteteve të tij, nuk ka mundësi që të bëjë luftë me NATO-n./tvklan.al