Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Paskal Milo, Ministër i Jashtëm:- “Ne do të vazhdojmë të presim reagimet positive të zotit Rugova, sepse dhe angazhimet tona janë shumë positive, janë shumë serioze. Përmes kanaleve tona politike kemi kërkuar dhe një herë tjetër që zoti Rugova të reflektoj për këtë çështje”.

Gazetari:- Shpresoni që LDK do zërë vendet në qeverinë Thaçi? A ka sinjale?

Paskal Milo, Ministër i Jashtëm:- “Unë shpresoj që lëvizja që ne po iniciojmë të gjithë bashkë pa asnjë paragjykim, synon që të gjitha forcat politike shqiptare të Kosovës ti sjellë së bashku këtu për të përcaktuar faktorët dhe shinat kryesore të bashkëpunimit në të ardhmen. Besoj që LDK mbështetur në angazhimet që ajo ka marrë në procesin e Rambujesë do të arrijnë të plotësojnë vendet vakante në qeverinë e Kosovës dhe do të mund të krijohen Institucioni i Këshillit të SIgurimit Kombëtar, i cili do të ketë një përbërje më të gjerë, pak a shumë përbërja e delegacionit të Rambujesë, i cili do të luaj rolin e një organi këshëllimor edhe për qeverinë dhe do të mbaj lidhje mjaft të forta midis këtyre dy institucioneve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame