Lajme Arkiva 2003

Paskal Milo: Raporti i OSBE-së ose më mirë i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, i paraqitur në Vjenë këto ditë është një raport real që pasqyron zhvillimet në Shqipëri në mënyrë shumë të përgjegjshme. Nuk ka pse të shqetësohemi për arsye se OSBE-ja ka qenë një nga kontributorët më të mëdha në vitet e fundit për stabilitetin në politik në Shqipëri, prandaj edhe nëse ka sugjerime për qeverinë shqiptare, apo për institucionet e tjera të shtetit shqiptar, kjo është diçka pozitive që duhet vlerësuar dhe në asnjë mënyrë nuk duhet nëpërkëmbur mendimi dhe sugjerimet e tyre.

Gazetarja: A mendoni se janë tejkaluar afatet kohore të qeverisjes me zëvendësministra nga qeveria Nano nga ana e kushteueshmërisë dhe nga ana politike?

Paskal Milo: Për fat të keq kushtetuta shqiptare nuk përcakton në mënyrë eksplicite se sa kohë duhet të vazhdojë në dy dikastere apo një zëvendës ministra dhe po kështu në kushtetutën shqiptare ka mjaft mungesa të tjera të cilat nuk janë vendosur në kohën e hartimit të kushtetutës sepse nuk ka patur eksperienca të tilla negative më parë që të bënin të mundur reflektimin e tyre në kushtetutën shqiptare, për rrjedhojë ajo çfarë duhet për mendimin tonë aktualisht është se nevojitet pak durim ndërkohë që pritem 3-4 muaj, mund të presim edhe 2 javë me qëllim që ta lëmë Partinë Socialiste në hallet e veta dhe në konfliktet e veta se mos na prodhon më në fund një stabilitet politik afatgjatë./tvklan.al