Arkiva Lajme Lajme – Tv Klan 2000
Viti 2000 pritet të jetë viti i integrimit institucional të Shqiperisë në Bashkimin Europian, i cili nis sot në Portugali, në vendin që kryeson këtë 6-mujor BE, ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Javën e shkuar ka qenë prezent komisioni i BE-së në Shqiperi, i cili ka parë punën dhe ecurinë për raportin e fizibilitetit, që do të çojë në fillimin e negociatave që si finalizim kanë pranimin e Shqiperisë në BE. Ministri i Jashtëm Milo sqaron qëllimin e vizitës dhe takimet që do të zhvillojë atje.
Paskal Milo, ministër i Jashtëm:- “Ne shkojmë në Portugali për të sensibilizuar qeverinë Portugeze, meqënëse ajo kryeson BE, për ti dhënë një mbështetje sa më të mirë Shqipërisë në rrugën për integrimin në strukturat Europiane. Ne shkojmë atje për të takuar drejtuesit kryesorë të Portugalisë, ministrin e Jashtëm, kryeministrin dhe presidentin Portugez, që ata në takimet e ardhshme, në mbledhjet e ardhshme që do të ketë BE, kur të flitet për shqipërinë të flasin me burime të dorës së parë, përmes raportimeve që ne do të bëjmë, me qëllim që sa më e qartë të jetë situata ne shqipëri aq më të qartë do të jenë edhe prezantimet e tyre përpara institucioneve europiane. Unë do të shkojë edhe në Bruksel ku do të takojë zotin Havier Solana, i cili është përgjegjës i politikës së jashtmë të BE-së. Me zotin Solana do të diskutojmë jo vetëm çështjen e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-BE, por do të diskutojmë në mënyrë të veçantë problemet e paktit të stabilitetit dhe çështjen e Kosovës. Besojmë se takimet që do të realiizojmë aty do të sjellin elemente të reja në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti