Kreu i Bindjes Demokratike e cilëson si antikushtetues vendimin e kreut të shtetit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve dhe krejtësisht politik.
Ai e akuzon kreun e shtetit se me këtë hap u zhvesh nga detyrimi i tij kushtetues për të qëndruar mbi palët dhe u bë njësh me opozitën.
Për Patozin, vendimi i Metës erdhi i kushtëzuar nga qëndrimi i zv/Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili në një intervistë deklaroi se nëse protesta e të shtunës do të ishte e dhunshme përgjegjësia do të ishte direkte e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
Megjithatë, Patozi është i vendosur që në 30 Qershor zgjedhje do të ketë dhe Bindja Demokratike do të vazhdojë fushatën elektorale.
Tv Klan