Astrit Patozi: “Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dëshiroj të shpreh vlerësimin pozitiv për thirrjen nga President i Republikës të tryezës së dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, si një ndër protagonistët e kësaj tryeze. Partia Demokratike është e vendosur që të japë gjithë kontributin e saj në përputhje me të gjithë rregullat e shtetit ligjor, Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe raportin e OSBE/OHIR-it për zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Gjithmonë në funksion të këtij qëllimi vullnetmirë ne i qëndrojmë plotësisht respektimit dhe mbështetjes së plotë të dokumenteve të mësipërme. Dëshiroj të theksoj gjithashtu se kjo mazhorancë ka patur, ka dhe do të vazhdojë të ketë dialog me Partinë Socialiste dhe me çdo faktor tjetër politik të vendit dhe në dritën e qartë të këtij përcaktimi, ne shikojmë edhe tryezën e ftuar nga President i Republikës”./tvklan.al