Përsëritja e finales së sezonit të shkuar, Egnatia-Partizani është kryesfida e javës së 7-të në Kategorinë Superiore. Duel që luhet në Rrogozhinë, e ku të kuqtë vijnë me mungesa të shumta. Ndaj kampionëve të vendit, kryeqytetasit nuk do të mund të llogarisin shërbimet e Paulo Buxhelajt, i cili është i dëmtuar. Nga ekzaminimet mjekësore ka rezultuar se mbrojtësi i krahut të majtë të ketë vetëm një edemë në pjesën e gjurit, dëmtim që gjithsesi do i kushtojë mungesën për rreth 3 javë.
Ai do të bëjë disa ditë pushim dhe më pas do të nisë stërvitjen individuale derisa të jetë në gjendje t’i bashkohet ekipit. Sa i përket pjesës tjetër, e gjithë skuadra janë të gatshëm, përfshirë edhe Mehmetin dhe Hadroj, që shfaqen probleme fizike në derbi.
Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të dhënë maksimumin në këtë 90 minutësh vendimtar për vazhdimësinë. Egnatia ka koleksionuar deri më tani 11 pikë pas 6 javësh kampionat ku gjendet e dyta në renditje, ndërsa Partizani vjen pas ecurisë prej 3 barazimesh radhazi, teksa pozicionohet e katërta.
Klan News