Lajme Arkiva 2003
Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut zgjeron koalicionin me Partinë Demokratike duke mbajtur qëndrim reciprok ndaj njëra-tjetrës, në shkëmbim të mbështetjes së kandidatit të PBDNJ-së Vasil Bollano në Himarë nga Partia Demokratike, për Bashkinë e Gjirokastrës do të ndodhë e kundërta. Më parë këtë e konfirmo kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Sali Berisha: Në Gjirokastër kandidatin tonë e mbështet Partia e Të Drejtave të Njeriut, në Himarë kandidati është i Partisë së të Drejtave të Njeriut që ne e mbështesim dhe ka një marrëveshje ku ndahet edhe se si do të administrohet qeverisja e ardhshme vendore. Unë e kam mbështetur këtë sepse është në traditën tonë aleanca me PBDNJ, e kemi patur në vitin ’92.
Duke iu referuar deklaratës së Berishës, Partia e Bashkimit e të Drejtave të Njeriut, do të mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike në Gjirokastër, Ylli Asllanin i cili mbështet nga të gjitha forcat e koalicionit opozitar që janë pjesë në këto zgjedhje.
Vangjel Dule: Në Gjirokastër Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, nuk kandidon as si e vetme për kreun e bashkisë dhe as në bashkëpunim me forcat e tjera politike. Kjo është situata elektorale. Nëse në komunitetet lokale, lindi simpati dhe mbështetje për persona dhe kandidatë të caktuar është një fenomen tjetër i cili natyrisht nuk i takon kategorisë së aleancave të koalicioneve apo të bashkëpunimeve.
PBDNJ nuk kandidon edhe për Bashkinë e Vlorës. Sipas burimeve nga partia e Vangjel Dules kjo e fundit do të përkrah kandidatin e partisë socialdemokrate Dule Harizaj, ndërsa Dule pranon mbështetjen e Bollanos nga Partia Demokratike. Aleancat midis partisë demokratike të Partisë së Bashkimit të Drejtave të Njeriut duket se janë vendosur përfundimisht në zonat e caktuara në nivel lokal./tvklan.al