Lajme Arkiva 2003

Bashkimi i të Drejtave të Njeriut shprehu pakënaqësinë për mos tolerancën e treguar nga Partia Socialiste. Lidhur me zonat e lira për aleatët në zgjedhjet vendore. Sekretari i përgjithshëm Ligoraq Karamelo tha për Tv klan se nëse socialistët nuk pranojnë kërkesat ata do të dalin vetëm në zgjedhje.

Ligoraq Karamelo: Dua të theksoj se ende nuk është arritur në një marrëveshje të plotë e cila të jetë e qartë, e cila duhet të ishte nënshkruar. Ndodhemi para një realiteti të tillë që për sa i përket numrit të komunave të ofruara nga ana e Partisë Socialiste do të thosha se është një numër tepër minimal në krahasim me mundësitë tona,  por ajo që është më e keqja është se ne nuk duam që të na kufizohet e drejta për të kandiduar në disa komuna dhe bashki ku ne vërtet kemi pretendime realiste për të fituar. Edhe fakti që ende marrëveshje nuk është nënshkruar dhe që ende ekzistojnë shumë pengesa për të arritur në konkretizimin e saj do të thosha që kjo na kërkon tani që ne si parti të marrim masat e nevojshme. Është fakt që ne jemi përgatitur që në zgjedhjet e ardhshme lokale të hyjmë edhe vetëm në qoftë se do të jetë nevoja dhe do ti përballojmë ato me sukses.

Ndërkohë në mbrëmje kryesocialisti Fatos Nano do të takohet për raundin e dytë të bisedimeve me kryetarin socialdemokrat Skënder Gjinushi. Socialdemokratët kërkojnë 25-30 njësi zgjedhore./tvklan.al