Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Artur Roshi pati disa takime me të rinj simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Fierit. Duke u ndalur në premtimet zgjedhore të së majtës Roshi tha, se fushata e tyre është e kundërta e asaj që premtojnë.

Artur Roshi: “Unë nuk do të rris taksat, këto kanë qenë fjalët e kryetari të PS, është e pabesueshme. Në një kohë kur ai vetë si kryetar bashkie i rrit taksat në Tiranë dhe ju keni dëgjuar një vendim të qeverisë që ka limitizuar maksimalizimin e taksave të Tiranës, vetëm sepse bashkia projektin e saj e kishte dyfishimin e taksave për këtë vit, për vitin 2009. Atëherë je i pabesueshëm për publikun.

Në këtë takim kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat  foli dhe mbi krizën globale të cilën e cilësoi si një pretekst  të partisë socialiste për ta importuar në psikologjinë e popullit shqiptar./tvklan.al