Balli Kombëtar Demokrat ka paraqitur para elektoratit në Shkodër kandidatët e tij për këtë qark. Kreu i kësaj force Artur Roshi i këshilloi shkodranëve të mos votojnë për të majtën pasi janë vijueshmëria e komunistëve të dikurshëm.
Artur Roshi: “Shkodra ka qenë një nga qytet më të persekutuara nga regjimi komunist. Pasardhësit e të cilit janë rreshtuar sot në kampin socialist. Të ashtuquajturit socialist ashtu paraardhësit e tyre e shikojnë qeverisjen si qëllim për të përfituar pushtet dhe privilegje, ndërsa e djathta e do qeverisjen për të sjellë alternativat e djathta të tregut.
Balli Kombëtar Demokrat është pjesë e Aleancës për Ndryshim në zgjedhjet e 28 qershorit./tvklan.al
Gazetar: Indrit Sauku