“Shpallen fitues kompaninë me ofertë 3 herë më të lartë”
Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka shpallur fituesin e tenderit për blerjen e pajisjeve anti-COVID në kundërshtim me ligjin. Selia blu tha se tenderi I hapur në muajin shtator nga Ministria e Shëndetësisë me vlerën 5 milionë Euro, skuakifikoi në muajin Shtator disa kompani me oferta nën 2 milionë Euro.
“Por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta. Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anti-covid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara”.
Demokratët thonë se në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria, në mënyrë arbitrare, vendos t’i ndajë ato me klanin që ofron më shumë para për xhepin e tij.
Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohë pandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anti-covid.
Tv Klan