Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës akuzuan kryebashkiakun Erion Veliaj për trafikun e rënduar në kryeqytet, pas bllokimit të punimeve për qendrën dhe unazën e vogël.
Ata thonë se përmes projekteve klienteliste, Veliaj ka rritur kostot e banorëve të Tiranës.
Këshilltar i PD, Mateo Spaho:
Veliaj thjesht po bllokon qendrën e Tiranës, duke e bërë situatën edhe më të rëndë për xhepat e të gjithë qytetarëve, për shëndetin e të gjithë qytetarëve. Edhe unaza e vogël që duhej të ndërtohej e duhej të përfundonte është ende larg përfundimit të saj.
Lehtësim për trafikun në kryeqytet sipas këshilltarëve të djathtë do të sillte vendosja e një trami si dhe një stacion multi-modal I ri që do të mundësonte largimin e autobusëve dhe mjeteve publike nga qendra./ TV KLAN