Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Demokratike është e hapur të bashkëpunojë dhe të diskutojë me të gjitha partitë opozitare për zgjedhjen e kandidaturave të pushtetit vendor. Këtë e pohoi lideri demokrat Sali Berisha

Sali Berisha:- “Dhe me partitë e tjera opozitare dhe koalicionin do të diskutohen kandidaturat, nuk mund të themi ne, që do të veprojmë pa diskutuar dhe me ta gjerësisht për kandidaturat më të rëndësishme e më kryesore”.

I pyetur nga TV Klan nëse do ta pranojë kushtin e bashkëpunimit me Partinë Demokrate të re, për mosbojkotim të institucioneve pas zgjedhjeve, Berisha përgjigjet.

Sali Berisha:- “Problemi është se ne jemi në proces negociatash me të gjitha partitë politike”.

Fundi i muajit Korrik është afati përfundimtar i zgjedhjes se kandidatëve./tvklan.al