Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pamje mbulim – Nënkryetarja e Partisë Demokratike JozefinaTopalli ka dalë në një deklaratë për shtyp kundër ndryshimeve në ligjin për policinë e shtetit në zgjedhje. Demokratët kërkojnë anulimin e aktit-normativ për përfshirjen e policisë në zgjedhje.

Jozefina Topalli:- “Ne kërkojmë anulimin e aktit-normativ, çdo akt tjetër normativ, së pari bie në kundërshtim me Kushtetutën në qoftë se prek dhe amendon kodin zgjedhor. E përsërisë edhe një herë, akti-normativ që ka fuqi ligjore, ka fuqi të përkohshme, ndërkohë që amendamentet janë permanente, pra këtu ka një kundërthënie të madhe, në thelbin e kuptimit të saj. Ne jemi për të respektuar kodin, të votojmë me konsensus nga të gjitha palët”./tvklan.al