Lajme Arkiva 2003

Kryeministri Fatos Nano, ministri i Rendit Luan Rama, ministri i Drejtësisë Spiro Peçi dhe Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku do të jenë shënjestra e radhës opozitës shqiptare. Që të katërt zyrtarët e lartë të shtetit do të thirren për mocionin për debat për krimin e organizuar, kërkesë e cila pritet të zyrtarizohet këto dite në Kuvendin e Shqipërisë nga Partia Demokratike.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar demokrat Bamir Topi qeveria por tregohet indiferente në luftën kundër krimit të organizuar. Për këtë arsye pas debatit zoti Topi nuk ka përjashtuar mundësinë e paraqitjes së mocionit të mosbesimit të kryeministrit, ministrit të Rendit, atë të drejtësisë apo të prokurorit të përgjithshëm.

Bamir Topi: Natyrisht pas çdo debati ka edhe rezolutë por do të jetë objekt i diskutimit në grup parlamentarë për të përcaktuar edhe finalizimi e këtij debati i cili mundtë finalizohet edhe me kërkesën për mocion të personazheve të caktuar të jetës politike që unë sapo i citova.

Sipas demokratëve me krimin e organizuar janë të implikuar edhe segmente të shtetit shqiptar dhe deri në datën që do të caktohet debati partia demokratike së bashku me forca të tjera opozitare në parlament do të përgatiten për të folur siç tha zoti Topi me emra konkret politikanësh dhe zyrtarësh të përfshirë në trafik./tvklan.al