Partia Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të premteje Këshillin Kombëtar.

Gazetari Enkel Xhangoli në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Tv Klan, tha se mbledhja zgjati rreth 1 orë dhe se 2 ishin çështjet kryesore ku u fokusua kryedemokrati Sali Berisha.

Dy kanë qenë çështjet kryesore ku u fokusua Berisha, i cili mori pjesë për herë të parë pas rreth 11 muajsh, fizikisht, në një mbledhje të Këshillit Kombëtar. Ka qenë përgatitja për zgjedhjet dhe protesta. U ndal më gjatë tek përgatitjet për zgjedhjet. Në fjalën e tij Berisha pati akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, SPAK dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për korrupsion, madje aludoi edhe për një përçarje brenda PS. Ndërkohë që demokratëve, anëtarëve të Këshillit Kombëtar, u kërkoi të kenë në fokus grumbullimin e sa më shumë të rinjve në ekipet e tyre, pasi sipas tij janë potenciali me të cilin PD do të ketë në zgjedhjet e ardhshme për t’u përballur ne qeverinë Rama”, tha mes të tjerash gazetari.

Sa i përket protestës, Berisha kërkoi një mobilizim të gjerë të strukturave të PD, ndërsa zbuloi edhe orën e saj.

Një protestë e cila u zbulua për herë të parë ora e saj nga vetë Berisha, e cila do zhvillohet më 23 dhjetor në orën 17:00”, shtoi gazetari.

Ndërkohë në fjalën e tij, mes të tjerash Sali Berisha tha: “Ne e bëmë këtë detyrë në kushtet më të papërshkrueshme sepse të mbrosh, të qëndrosh, për vlerat themelore të konservatorëve, të qëndrosh për familjen, vlerat e saj, dinjitetin njerëzor, interesin kombëtar, kryen një mision,një detyrë. Kur qëndron dhe në vetmi të madhe e kryen 2 herë më shumë këtë detyrë. Ndaj dhe sot ne mblidhemi në moment kthese, në një moment kur në duhet të kalojmë nga forcë e qëndresës, në forcë të fitores”./tvklan.al