Shqipëria hap të tjerë kapituj të negociatave me 17 Dhjetor me Bashkimin Europian. Me propozimin e presidencës hungareze, 27 ambasadorët e vendeve të BE-së vendosën unanimisht për hapjen e kapitujve 30 dhe 31 në negociatat me Shqipërinë.

Kapitulli 30 për Shqipërinë ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme, ndërsa ai 31 me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ky pritet të jetë grup kapitulli që do të mbyllet me shpejt në negociata pasi Shqipëria e ka njehsuar plotësisht politikën e saj të jashtme me atë të BE-së, sidomos në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Në Tetor, Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Hapja e kapitujve për Shqipërinë erdhi pas një pritjeje të gjatë, pasi ajo kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe e kishte marrë statutin e vendit kandidat më 2014.

Kabineti Rama ka ambicien që procesi i negociatave të përfundojë deri në fund të vitit 2027, në mënyrë që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të bëhet anëtar me të drejta të plota i BE-së.

Tv Klan