PD ka vendosur të ndërpresë aksionin në Kuvend pas më shumë se një muaji. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar deputetët demokratë u dakordësuan që aksioni të ndërpritet për të zhvilluar debatet për projekt-buxhetin e vitit 2025 në komisionet parlamentare.
Gazment Bardhi thotë se nuk është një tërheqje e opozitës, por demokratët duhet të bëjnë transparencë të plotë për projekt-buxhetin.
Pavarësisht ndërprerjes së aksionit në Kuvend, PD do të vijojë protestat kundër qeverisë në terren. Një mesazh pati edhe për ndërkombëtarët.
Në kuadër të projekt-buxhetit të vitit 2025, PD do të dërgojë në Kuvend dy amendamente një për caktimin e minimumit jetik prej 200 Eurosh dhe tjetri për minatorët që synon përmirësimin e skemës së pensioneve për këtë kategori.
Klan News