Partia Demokratike paralajmëron hetim parlamentar për zbardhjen e çështjes së mbetjeve toksike për dy anijet që dyshohet se transportuan ngarkesë me materiale toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës.
Në kundërpërgjigje të zv/Kryeministres Balluku, përmes një deklarate, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se, afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore.
Sipas selisë blu edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore.
Bardhi thotë se prej kohës Porti i Durrësit është shndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar.
Tv Klan