PD ka nisur përgatitjet për protestën që do të zhvillohet më 11 Korrik në orën 20:00 para kryeministrisë. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, krahas akuzave për korrupsion, sekretar i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se protesta e 11 Korrikut nuk do të jetë e vetmja duke paralajmëruar se opozita do të vijojë protestat deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD: Qytetarët kanë kaq muaj që po testojnë kundër korrupsionit 100% të “lali vjedhësit” dhe drejtësia fle gjumë, pra përsëri protestë për drejtësi, vullneti politik do të demonstrohet më 11 Korrik ira 20:00 pastaj në vazhdim me përballje derisa të gjunjëzojmë këtë qeveri dhe t’i japim vendit një zgjidhje politike, e cila është qeveria teknike.
Demokratët u koordinuan edhe për interpelancën me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu për skandalin te Onkologjiku.
Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD: Për gjendjen e rënduar të tmerrshme të shëndetësisë në Shqipëri si Onkologjiku, janë të gjitha spitalet të gjithë pavionët e shëndetësisë në Shqipëri. Pa as më të voglin diskutim, ka mjekë të papërgjegjshëm, por kurrë nuk mund të jetë përgjegjësia te mjeku. Përgjegjësia është te Edi Rama dhe te keqqeverisja e tij.
Kur nga zgjedhjet na ndajnë më pak se një vit, Noka paralajmëroi edhe ndryshime të drejtuesve politik të qarqeve.
Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD: PD i ka drejtuesit politikë të saj në të gjitha qarqet të Shqipërisë, janë duke diskutuar dhe shumë shpejt do të njiheni me listën përfundimtare të drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në të gjitha qarqet.
Që nga vendimi i Kryesisë për zhvillimin e protestës, Flamur Noka, kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe deputetët të tjerë janë takuar me qytetarë në terren, të cilët i kanë ftuar në protestën e 11 Korrikut.
Klan News