Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Demokratike prezantoi kandidatët për kryetar bashkie të Roskovecit dhe Patosit, përkatësisht Rrapush Çepele dhe Çelnik Vernishi. Kryetari i PD Sali Berisha tha, se zgjedhjet e 12 Tetorit janë një moment shumë i rëndësishëm, pasi qeveritarët dhe parlamentarët vendor, janë pushteti që përditë merren me hallet tuaja.

Në Shqipëri tha Berisha, nuk ka politika mbrojtëse për fermerin, por politika shkatërruese kundër tij. Alternativa jonë është që me politikat fiskale, me taksat e ulëta, ne të ringrejmë ekonominë e fermerit sqaroi Berisha në Roskovec.

Ndërsa në Patos, Berisha nënvizoi se këto vite ishin vite të shkatërrimit të mijëra vendeve pune në naftë, ishin vitet e vuajtjes për punë ujë dhe drita. Për tre muaj, miqtë tanë të perëndimit organizuan fushatën Mjaft, kjo do të thotë, tha Berisha, se korrupsioni qeveritar të zbres nga 500 mijë ton nxjerrje nafte, do të thotë, shkatërrim i vendeve të punës, falimentim i biznesit dhe trefishim i çmimeve. Europa pret që ju votën e 12 Tetorit ta shndërroni në një vendim, në një verdikt.

Sali Berisha:- “Ju sigurojë se premtimet e tij, sado modeste, do të bëhen realitet. Në strategjinë tonë elektorale, nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë kurrë premtime të pa mbajtura”.

Tani nuk është koha për t’u ankuar, por për të vepruar, pasi nëse ne nuk denoncojmë, nuk ndëshkojmë me votën tonë, atëherë kjo votë do të shndërrohet në nxitje, mbrojtje, imunitet për heliodromët e Fatos Nanos, kontrabandës e Agron Dukës dhe magazinat doganore të Gramoz Ruçit tha Berisha./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj