“Banorët e Zallherit pa rrugë e ujë”
Ish-deputetja Jorida Tabaku akuzoi qeverinë nga zona e Zallherrit në kryeqytet se ka braktisur qytetarët. Sipas Tabakut, vetëm pak kilometra larg Tiranës, banorët e Zallherrit nuk kanë infrastrukturë, u mungon uji i pijshëm, si dhe mungojnë investimet për bujqësinë.
Tabaku tha se periferia e Tiranës është braktisur plotësisht nga qeveria dhe bashkia dhe se 25 Prilli është një mundësi për banorët e kësaj zone për të treguar që të gjithë shqiptarët janë njësoj dhe duan investime.
Tv Klan