“Kompania që do mbikëqyrë punimet, në konflikt interesi”
Partia Demokratike thotë se tenderi për ndërtimin e unazës së madhe të kryeqytetit është bërë në shkelje të ligjit të prokurimeve. Sipas demokratëve, kompania që do të mbikëqyrë punimet është në konflikt interesi me firmat që do të zbatojnë projektin.
“2 nga 3 segmentet e projektit korruptiv që prish pa dëmshpërblim shtëpitë e qytetarëve, do t’i ndërtojë kompania “Salillari”. Praktikisht, ajo do t’i mbikëqyrë po vetë punimet tek Unaza, pasi kompania e përzgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik është në konflikt të hapur interesi. Kompania INK, që duhet të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin”.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë që të mos qëndrojë pasive në akte të tilla që sipas demokratëve janë në shkelje të ligjit, që kanë si bazë marrëdhënien korruptive për të vjedhur paratë publike duke mashtruar me cilësinë e punimeve.
Tv Klan