Lajme Arkiva 2003

Në Sukth Partia Demokratike prezantoi Vehip Ademin si kandidatin me të cilin ajo do të konkurrojë për bashkinë. Para zgjedhësve Ademi ka premtuar se kjo zonë do ti shpëtojë trafikut të influencës për shkak të qeverisjes vendore sipas tij që ka qenë në duart e socialistëve.

Kandidati për kryetar bashkie të Sukthit premtoi zhvillimin e zonës e cila përfshihet edhe në korridorin 9. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka ftuar zgjedhësit të japin votat për kandidatin Ademi duke u kujtuar atyre se kandidati socialist mbështetet nga qeveritarët sipas tij të inkriminuar.

Sali Berisha: Sapo erdhi në pushtet vetëm e vetëm se kjo ishte vepra e qeverisë së Partisë Demokratike, Fatos Nano e sabotoi atë me ministrat e tij. Firmosi të gjitha korridoret e Evropës por jo korridorin 8, për të përjashtuar shqiptarët deri në vitin 2020 nga një mundësi e madhe pasurimi, nga një mundësi e madhe zhvillimi, nga një mundësi e madhe tregu, nga një mundësi e madhe prosperiteti. Ndaj edhe 12 tetori është një moment i artë për të gjithë shqiptarët. Me votën tonë ti japim fund këtij  ndëshkimi të pamerituar që shtyn Shqipërinë edhe  shqiptarët  drejt holleve të rrezikshme./tvklan.al