Partia Demokratike e Kosovës, ka shënuar sot 9 vjetorin e themelimit përmes një mbledhje solemne të këshillit drejtues të saj.

Hashim Thaçi: “Ky përvjetor i 9, shënohet për herë të parë me fitore në zgjedhjet e kaluara të Partisë Demokratike të Kosovës në nivel qendror dhe në nivel lokal. Ky përvjetor për herë të parë shënohet edhe në Kosovën e pavarur, sovrane dhe demokratike. Ky përvjetor shënohet në Kosovën e pavarur me simbolet e reja shtetërore të republikës sonë me kushtetutë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, me kushtetutën e shtetit modern, me suksesin e jashtëzakonshëm në konferencën e donatorëve ku fituam 1.2 miliard euro”.

Jakup Krasniqi: “Gjatë këtyre viteve, po në mënyrë të veçantë në këtë vit në të cilin jemi PDK ka shumë arsye ta festoj këtë ditë. PDK gati që 1 vit, është parti që ka fituar zgjedhjet në Kosovë, është parti që udhëheq institucionet kryesore të republikës së Kosovës”.

PDK e cila në nëntor të vitit të kaluar doli fituese e zgjedhjeve, është formuar disa muaj pas përfundimit të luftës. Në përbërjen e saj kjo parti ka trashëguar pothuajse tërësisht drejtorinë politike të UÇK-së./tvklan.al