Lajme Arkiva 2003

Partia Demokrate e Re vazhdon negociatat me Partinë Socialiste për përfshirje në kabinetin qeveritar, kushtet që kërkon grupi parlamentar i PDR-së janë zgjedhjet e parakohshme, por më parë të bëhet një reformë zgjedhore në lista dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të realizohen një sërë reformash në administratë, zgjidhja e çështjeve të burgosurve politik, të pronave, etj. Për të gjitha këto pritet një përgjigje nga negociatorët socialistë, Nano dhe Ruçi.

Nard Ndoka: Po bisedohet për mendësinë e një bashkëqeverisje, por ajo që na shqetëson dhe që është një kërkesë emidiate besoj e komplet politikës shqiptare,  është përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme. Për ne është e rëndësishme që të ndërmerren hapa mbi përgatitjen e një reforme zgjedhore, përmirësimin e listave të zgjedhjeve dhe të ketë një rikonfirmim sa më të shpejtë të një mazhorance solide për të qeverisur vendin  qoftë ajo e majtë apo e djathtë.

Gazetarja: Me kaq sa thate ju deri më tani a mund të themi se PDR-ja do hyjë në qeveri?

Nard Ndoka: Me kaq sa thamë ne mund të themi se PDR-ja po bisedon me mazhorancën socialiste dhe është e hapur edhe për të hyrë në qeveri, por janë pak a shumë këto kushte dhe këto kritere që unë parashikove.

Demokratët e reformuar janë të lëkundur për të hyrë në qeveri pasi janë të imponuar nga aderimi i tyre në partitë  popullore  evropiane ku në të janë anëtarësuar vetëm parti të spektrit të djathë. Për Partinë Demokrate të Re bëhet fjalë për dy poste ministrore dhe katër zëvendës ministra,  por gjithsesi për ta nuk ka rëndësi numri i posteve se sa një qeveri e tillë mund  të sjellë stabilitetin në vend./tvklan.al