Niko Peleshi duke folur nga Korça për situatën e krijuar nga Opozita në Parlament kërkon që të respektohen limitet brenda institucionit të Parlamentit.
“Ne duam të kemi një seancë normale, me debat të fortë por brënda disa vijave të kuqe. I vetmi problem që shohim në politikën e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe. Të debatojmë, por jo të dalim përtej. Ajo që ndodhi ishte e pa precedent, por ne nuk duam ta kemi prezent dhunën në parlament dhe ta eskalojmë nga një krizë ndërpartiake tek tjetra. Këto janë mendimet tona jovetëm personale por edhe të grupit parlamentar, nuk është dëshira jonë te ketë një parlamet të pastabilizuar.”
Protestën e opozitës, Peleshi e sheh të lidhur me kundërshtimin e vendimeve të drejtësisë së re që i kujton kolegëve demokratë se e votuan me unanimitet në 2016.
“Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?”
Por Gazment Bardhi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar kundërshtar duke i cilësuar përralla ato që socialistët thonë për Reformën në Drejtësi e respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, pasi sipas tij e thënë nga goja e socialistëve që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë se janë të paftytyrë.
Tv Klan