Veliaj: Qytetet bëhen për njerëzit, jo për makinat
Lulishtja e Akademisë së Arteve ishte vendi ku Bashkia e Tiranës bëri mbjelljen e radhës së pemëve të dhuruara nga qytetarët.
KryebashkiakuVeliaj ftoi qytetarët që të ringrihen më të fortë dhe të bëjnë paqe me natyrën e me njëri-tjetrin, pas këtij viti kaq të vështirë.
Ai shtoi se qytetet bëhen për njerëzit dhe për këtë arsye hapësira më e madhe duhet lënë për ta.
Lulishtja e Akademisë së Arteve në Tiranë është një mjedis çlodhës për qytetarët, por sidomos për studentët e Tiranës.
Pranë kësaj lulishteje, përveç pemëve e luleve të mbjella, vizitorët mund të shijojnë edhe instalacionet artistike të vendosura në të.
Tv Klan