Ish-velina dhe modelja Belinda Dragoti ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të diskutuar rreth temës që ngjall kaq shumë debate për shekuj me radhë, për bukurinë dhe inteligjencën e një femre dhe si e përdorin ato ditët e sotme këtë “armë”. E pyetur nga moderatorja Mirela Milori nëse e penalizojnë fotot provokuese që hedh në rrjetet sociale për të gjetur një punë serioze, ajo shprehet se përpos bukurisë, ajo ka dhe inteligjencën. Mjafton që ajo të ketë kontakt me njerëzit dhe bind që është e aftë për punën që kërkon dhe nuk paragjykohet aspak.
Mirela Milori: Po të shkosh në një vend pune ku kërkohet një arkitekte e mirëfilltë apo një dizajner i mirëfilltë, dikush që hyn në Instagram dhe të shikon kështu, të qaset ndryshe, mendon që të penalizon kjo pjesë?
Belinda Dragoti: Ndryshe nga ç’ka pritet, në fakt në rastin tim nuk është se më ka penalizuar. Për femrat e bukura gjithmonë ka ekzistuar një farë paragjykimi, por unë mendoj që përveç njerëzve që na njohin dhe kanë një lloj mendimi për ne, personat që do jenë pjesë e rrethit personal apo profesional në të ardhmen, do kenë kontakt me mua dhe kur dikush ka kontakt me mua sheh se si jam e formuar apo se si komunikoj, e përmbys paragjykimin dhe ky është moment që mua më pëlqen më shumë, kur e përmbys dhe e hedh poshtë paragjykimin e bazuar vetëm në një imazh që nuk të identifikon për atë që je. Nuk kanë faj sepse ka shumë femra që janë fokusuar vetëm tek pjesa e imazhit të tyre dhe e kanë stopuar formimin dhe intelektin që ta zhvillojnë më tej dhe e ushqejnë këtë paragjykim.
Prandaj them që dhe njerëzit në disa raste nuk kanë faj, por mua personalisht nuk më ka penguar sepse njerëzit që më njohin apo kanë të bëjnë me mua, nuk e kanë ata paragjykim i cili mund të hidhet poshtë që në minutat e para të kontaktit. Prandaj nuk mund të viktimizohet bukuria dhe paragjykimi. Mua nuk më ka penalizuar kjo gjë ndryshe nga ndonjë vajzë tjetër që ka vetëm bukurinë do penalizohet më shumë sesa unë. /tvklan.al