Pamjet  e kamerave të sigurisë nga shpërthimi në Lushnje që shkaktoi dy viktima dhe shtatë të plagosur kanë treguar një detaj të ngjarjes. Inxhinieri për Sigurinë Teknike, Thoma Melo shpjegon me hollësi në “Opinion”  në Tv Klan shkakun e shpërthimit masiv. Bombola e gazit nuk ka shpërthyer, por janë tubat që janë çarë dhe kanë marrë flakë menjëherë.

Thoma Melo: Shikoni si rrotullohet.

Blendi Fevziu: S’më kishte rënë në sy kjo! Rrotullohet nga lart-poshtë

Thoma Melo: Nga presioni ngrihet lart dhe bie gjithë kohën. Ra nga lart, u ngul, pra zjarri ka filluar lart.

Blendi Fevziu: Zjarri ka filluar në momentin e shpërthimit.

Thoma Melo: Bombola  nuk ka shpërthyer kur ka rënë, janë këputur kabllot. Pra ajo ka dy tuba gome që merr oksigjenin, e bashkon me hidrogjenin dhe e çon te kanuça e saldimit.

Blendi Fevziu: Ato tuba janë shkëputur.

Thoma Melo: Ato tuba mund të jenë kaq të vjetër, nuk u është bërë mirëmbajtje, nuk kanë duruar presionin,  janë çarë dhe kanë marrë flakë menjëherë dhe kjo e ka nxjerrë bombolën, e ka hedhur bombolën pastaj dhe ka rënë me shpërthim  nga  lart-poshtë, ka vazhduar./tvklan.al