Kryetari i Lëvizjes për Integrim Ilir Meta ka shfrytëzuar një takim me mbështetës të partisë së tij në qytetin e Patosit për të ritheksuar  edhe një herë qëndrimin e LSI-së lidhur me çarjen e krijuar në gjirin e së majtës. Sipas Metës kompromisi i socialistëve me demokratët për sistemin e ri zgjedhor përcaktoi në mënyrë definitive daljen si forcë e vetme në betejën elektorale të 28 qershorit.

Ilir Meta:E majta është në rrugën e duhur, në kuptimin e angazhimit dhe të gjithëpërfshirës që po ndodh në LSI në të gjithë vendin dhe me shumë faktorë të tjerë, sistemin zgjedhor aktual e ka zgjedh vetë Partia Socialiste, po për ne sistemi nuk është si në 2005, sistemi në fund të fundit përsëri është proporcional, kështu që çdo forcë politike duhet të matet, duhet të votohet.”

Megjithatë Meta ka lënë sërish të hapur derën e bashkëpunimit me selinë rozë, por duke vënë si kusht që lidershipi i saj të bëj autokritikë ndaj qëndrimeve të mbajtura me LSI-në.

Ilir Meta:Në rast se ky sistem përbën një problem për të majtën ajo duhet të bëjë një autokritikë shumë të thellë përpara të gjithë elektoratit të majtë dhe para të gjithë shqiptarëve, mesazhi im për të gjithë shqiptarët është, mos çoni më vota dëm, çojini votat tek njerëzit që janë mirënjohës për votën tuaj.”

Dy forcat aleate të dikurshme po përplasen ditët e fundit edhe për çështje  të tjera, buxheti i bashkisë së Tiranës apo pjesë të programeve qeverisëse të dy partive janë në qendër të replikave të lidershipit të tyre./tvklan.al

Gazetar: Kristaq Thano