Një shqiptar është dënuar me 8 vite burg, pas mbi të rëndon akuza e përdhunimit. Besnik Hoxha me profesion taksist ka përdhunuar dy vajza italiane mes Korrikut 2016 dhe Nëntorit 2017. Sipas mediave italiane, ai ka abuzuar seksualisht me dy vajza, 20 dhe 25 vjeçe, teksa i merret me taksi nga diskoteka, drejt banesave të tyre.

Pas përfundimit të hetimeve dhe dëshmive të vajzave, Hoxha i kishte joshur dhe më pas kishte abuzuar seksualisht. Ngjarja e parë ka ndodhur në 24 Korrikt të vitit 2016, ndërsa abuzimi i dytë ka ndodhur në 11 Nëntor të vitit 2017.

Edhe pse prokuroria kishte kërkuar 15 vite burg, gjykata e Milanos vendosi dënimin me 8 vite.

Besnik Hoxha u arrestua në Janar të këtij viti falë një videoje të filmuar nga një prej viktimave.

/tvklan.al