Rasti i Gisèle Pelicot, gruas në Francë e cila u përdhunuar 200 herë nga 72 burra të ndryshëm për gati 10 vite me radhë, ishe një ngjarje shokuese e cila tronditi mbarë opinion publik. Ish-bashkëshorti i saj ishte organizuesi i gjithë kësaj ngjarjeje.

Dominique Pelicot kërkonte burra në internet për të përdhunuar gruan e tij, Gisèle. Gjithçka që duhet të bënte ishte shumë e thjeshtë, mjaftonte të hapte laptopin dhe të lundronte në internet. Pikërisht në një faqe interneti, Pelicot ishte në gjendje të bisedonte lirshëm me të tjerët rreth dhunës seksuale dhe të nxiste përdhunimet e gruas së tij, Gisèle. Domenique tashmë ndodhet në burg dhe ka pranuar çdo akuzë që rëndon mbi të.

Teksa nga ana tjetër mediat e huaja kanë arritur që për herë të parë të sigurojnë nga policia të gjitha informacionet që tregojnë skemën që Domenique ka përdorur. Policia francezë ka siguruar mijëra mesazhe të shkëmbyera nga Domenique Pelicot me burrat e tjerë. Komunikimi mes tyre është zhvilluar kryesisht përmes aplikacionit “Skype”.

Këto mesazhe kanë shërbyer si prova kyçe në gjyqin e Dominique Pelicot dhe 50 bashkëpandehurve të gjurmuar nga policia. Shumica e tyre, përfshirë Pelicot, janë akuzuar për përdhunim të rëndë, në një rast që ka tmerruar Francën dhe ka detyruar vendin të trajtojë dhunën sistematike të meshkujve ndaj grave.

Ndërkaq siç bën të ditur vetë agjencia mediatike CNN, pavarësisht rastit të rëndë në internet vazhdojnë të jenë ekzistuese forume të ngjashme ku flitet për përdhunimin dhe abuzimin seksual në mënyrë aktive.

Duke përdorur pseudonime, vetë Pelicot ishte angazhuar në një komunitet online ku abuzimi seksual ndahej dhe normalizohej. Me kalimin e kohës, raportet e policisë tregojnë se si 72-vjeçari hartoi një kornizë të përpunuar për të organizuar abuzimin e gruas së tij./tvklan.al