Tronditëse janë detajet e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vllasiu në fshatin Grecalli të Fierit. Gazetarja Anila Sefa tregon se 38-vjeçari Klodian Çalamani ia jepte shpesh biçikletën e tij fëmijëve të lagjes që të bënin xhiro me të. E pikërisht biçikletën dyshohet se e përdori për tërhequr në shtëpinë e tij 8-vjeçarin, të cilin e rrëmbeu, e pasi e goditi me sëpatë e groposi në oborr.

Një kronikë thuajse e paralajmëruar, duke pasur parasysh faktin se 38-vjeçari kishte kryer 4 vjet burg pasi disa vite më parë, bashkë me një person kishin rrëmbyer dhe dhunuar një 16-vjeçare.

Në foto autori Klodian Çalamani

Edhe në këtë rast, Klodiani përdori motrën e tij për të futur në kurth adoleshenten. Bashkë me shokun e tij, ata e mbajtën 16-vjeçaren peng në shtëpi duke e kërcënuar se do i prisnin gjoksin me biçak. Fatmirësisht në këtë rast, ajo arriti të shpëtonte e pa dëmtuar. Në atë kohë 29-vjeç, Klodian Çalamani u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burg.

Klodian Çalamani jetonte i vetëm. Prindërit e tij ishin të divorcuar. Babai dhe vëllai i tij mësohet se vuajnë dënimin me burg në Greqi. Ndërsa nëna e tij sipas burimeve është e martuar në Maqedoni dhe jeton atje së bashku me vajzën.//tvklan.al