Sipas një studimi të fundit, shumë prej nesh janë të varur nga telefonat. Nëse ju jeni një nga ata që nuk mund të shkojë në tualet pa telefon, duhet të dini se kjo gjë është shumë e rrezikshme jo vetëm për shëndetin tonë, por ndikon gjithashtu edhe në mendjen tonë dhe sa mirë punojmë.

Më poshtë janë pikat më kryesore të studimit që lidhen me përdorimin e telefonit ndërkohë që jeni në tualet.

Mund të përhapë shumë baktere të dëmshme.

Kjo mund të ndodhë për shkak të kohës që kaloni në tualet, kur ushtroni presion mbi organet. Njerëzit kanë filluar të vuajnë gjithnjë e më shumë nga hemoroidet dhe kjo mendohet se lidhet me përdorimin e gjatë të telefonit në tualet. Juve mund t’ju duket relaksuese, por mund të jeni duke shkaktuar disa probleme të pakëndshme shëndetësore.

Mund të kufizojë aftësinë tonë të të menduarit.

Telefonat në të vërtetë na ndërpresin përqendrimin dhe të menduarit, duke kufizuar aftësinë tonë për t’u marrë me një problem. Kjo do të thotë që marrja e telefonit me vete në tualet na heq mundësinë të pushojmë, reflektojmë dhe të kemi ide.

Mund të shkaktojë probleme me legenin.

Qëndrimi  në tualet për një kohë të gjatë në tualet mund të shkaktojë probleme me muskujt. Organet tona si zorra, fshikëza dhe vagina mund të rrëshqasin sepse muskujt e legenit nuk janë më aq të fortë sa t’i mbështesin ato. /tvklan.al