Bllokimi është i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e COVID-19, por ka edhe të këqija. Një shqetësim i madh është se njerëzit po kalojnë më shumë kohë në telefon në shtëpi gjatë bllokimit dhe kjo po ndikon seriozisht në shëndetin e tyre.
Një studim i fundit ka zbuluar se të rinjtë po përdorin tepër telefonat e tyre celularë gjatë bllokimit. Të rinjtë (20-36 vjeç) përdornin celularin e tyre 6 orë në ditë mesatarisht para bllokimit, ndërsa gjatë bllokimit rreth 8 orë në ditë.
Ata që kalojnë më shumë kohë në telefonët e tyre raportuan nivele më të ulëta të aktivitetit fizik dhe cilësi më të dobët të gjumit, janë shprehur autorët e studimit nga Universiteti i Seviljes në Spanjë.
Këto të dhëna janë shumë shqetësuese, qëndrimi rreth 8 orë në ditë para pajisjeve elektronike, është i lidhur me një rrezik të lartë të vdekshmërisë.
Kjo tregon se masat që janë marrë për të frenuar pandeminë e Covid-19 kanë një ndikim të madh në zakonet e njerëzve. Kështu studiuesit kanë theksuar nevojën që të merren masa për të inkurajuar njerëzit të shmangin mënyrën e jetësës me nivele të ulta të aktivitetit fizik dhe të zvogëlojnë përdorimin e celularëve.
Njihuni me disa nga efektet e mundshme shëndetësore të përdorimit të tepruar të celularëve.
Kujdes nga Amnezia Dixhitale
Ndërsa bëhemi gjithnjë e më të varur nga teknologjia për të ruajtur të dhënat, truri ynë po humbet aftësinë e tij për të mbajtur mend. Kjo po çon në rritjen e amnezisë dixhitale, një fenomen psikologjik që përfaqëson prirjen e njerëzve për të harruar informacionin që mund ta ruajnw nw kompjuterin apo smartphone-in e tyre.
Një sondazh nga kompania e sigurisë kibernetike Kaspersky Lab, zbuloi se shumica e përdoruesve të telefonit celular nuk mund të kujtojnë numrat e telefonit të fëmijëve të tyre. Disa nga të anketuarit janë shprehur se me humbjen e telefonave të tyre, humbasin edhe informacione të rëndëishme që kanë mbajtur aty shënim. Ky është një nga shumë studimet që sugjerojnë se përdorimi i tepruar i celularëve mund të çojë në humbjen e kujtesës tek njerëzit.
Varësia nga smartphone mund të ndërpresë gjumin
Përdorimi i tepërt i telefonave dhe tabletëve mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës. Një studim zbuloi se adoleshentët që kalojnë më shumë se dy orë në ditë me pajisjet e tyre kanë më shumë gjasa të privohen nga gjumi. Gjumi i thellë ndihmon në detoksifikimin e trurit tuaj. Gjumi i dobët mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të mbajtur informacion të ri dhe për të formuar kujtime të reja.
Qëndrimi gjatë para ekranit gjithashtu zvogëlon ndjeshëm IQ tuaj, sipas Institutit të Psikiatrisë në Universitetin e Londrës.
Rrit rrezikun e mbipeshes, vdekjes se parakohshme
Një studim i prezantuar në Konferencën ACC të Amerikës Latine 2019 zbuloi se të rinjtë që përdornin smartphone-in e tyre pesë ose më shumë orë në ditë, kishin 43% më shumë gjasa të ishin obezë sesa kolegët e tyre që nuk qëndronin shumë kohë para ekranit të telefonit.
Përdorimi i tepërt i smartphone-it ju bën të qëndroni ulur pjesën më të madhe të kohës, gjë që rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, diabetit, sëmundjeve të zemrës, llojeve të ndryshme të kancerit, shqetësimit osteoartikular dhe simptomave muskulo-skeletore.
Mund të shkaktojë probleme në veshët dhe lëkurën tuaj
Përdorimi i tepërt i celularëve mund të shkaktojë probleme në zemër, veshë dhe lëkurë gjithashtu. Mund të çojë gjithashtu në dhimbje koke, mungesë përqendrimi, tringëllimë në veshët (zhurma në vesh). Studimet gjithashtu kanë paralajmëruar që përdorimi i shpeshtë i celularëve mund të shkaktojë puçrra dhe djegie në fytyrë. Fërkimi që krijohet midis fytyrës dhe sipërfaqes së telefonit mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës.
Telefoni celular lëshon valë që mund të djegin indet në trup dhe të rrisin rrezikun e kancerit. Dëmtimi i daulles së veshit është një tjetër rrezik i madh shëndetësor që lidhet me përdorimin e tepruar të një telefoni.
Mund të dëmtojë sistemin tuaj të riprodhimit
Përdorimi i tepërt i telefonave celularë gjithashtu mund të shkaktojë dëme në sistemin tuaj të riprodhimit. Studimet kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i telefonit celular mund të ndikojë në cilësinë e spermës tek burrat duke ulur qëndrueshmërinë dhe numrin e spermatozoideve. /tvklan.al