Lajme Arkiva 2003

Përfaqësuesit e zonës së Bathores pas takimit të zhvilluar me Ministrin e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit Besnik Dervishi nuk kanë gjetur zgjidhjen e përbashkët për gjetjen e problemeve të tyre dhe ndërprerjen e protestës.

Ndërkohë në prezencë të tyre është paraqitur nga grupi i punës së Këshillit të Rregullimit të  Territorit të republikës, planimetria për realizimin e zonës Tiranë-Durrës ku përfshihet edhe zona e bathores.

Përfaqësuesit e Bathores debatuan me tone të ashpra me ministrin Dervishi duke theksuar se nga problemet e paraqitura për tu zgjidhur u është premtuar vetëm legalizimi i zonës jo urbane.

Përfaqësues i protestuesve të Bathores: Me ministrin ramë dakord vetëm në një pikë, e cila është legalizimi i pjesës jo urbane për të gjitha të tjerat nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me të. Do të presim prapë negociata me zotërinjtë që na kanë bërë një ngatërresë të vogël nëpërmjet mbledhjeve të tjera. ne kishim mbledhje ne si pjesë e përfaqësisë së Bathores nuk kishim probleme as me Durrësin as me gjithë ata të tjerët që i kanë thirrur ata në mbledhje.

Gazetarja: Do ti vazhdoni protestat?

Përfaqësues i protestuesve të Bathores: Protesta sapo të shkojmë në qendër të Bathores atje do të vendosim për vazhdimin ose jo të protestave.

Ministri Dervishi është shprehur se më 9 Janar ditën e mbledhjes së Këshillit dhe Territorit të Republikës së Shqipërisë do të paraqitën për ndryshim të zonës së Bathores nga tokë bujqësore në zonë për ndërtim si dhe do të ngrihen grupe pune për kanalizimin e ujësjellësve, shfrytëzimin e burimeve ujore dhe infrastrukturën rrugore./tvklan.al