Lajme Arkiva 2003
Dorëheqjen e presidentit të Republikës Alfred Moisiu nëse KLD nuk tërheq vendimin e saj e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e partive politikë që ishin në takim.
Nikollë Lesi: Presidenti la të e kuptohet se nëse KLD nuk tërhiqet, pozicioni i tij si president vihet në pikëpyetje dhe la të nënkuptohet se mund të japë dorëheqje.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi e quajti të ligjshme zgjedhjen e Dëshira Subashit si anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Madje Ruçi mendon se tryeza e partive politike nuk e ka në kompetencë të saj të diskutojë një gjë të tillë. Ruçi është munduar të tregojë një mbarëvajtje më të qetë të mbarëvajtjes së tryezës duke e hedhur poshtë ekzistencën e ndonjë marrëveshje ndërmjet dy partive të mëdha për këtë çështje.
Gramoz Ruçi: Nuk ka asnjë marrëveshje, ju si media duhet të dini një gjë, marrëveshja e cila trumbetohet këto ditë nga partitë politike është një marrëveshje mes dy bashkëkryetarëve të komisionit bipartizan. Kjo marrëveshje është që të përpiloheshin kodet e kodit elektoral. Në momentet që kodi elektoral është miratuar sipas frymës së kësaj marrëveshje, marrëveshja pushon dhe tani ka vetëm një marrëveshje. Të zbatohen kërkesat e kodit elektoral të gjithë pranuara nga opozita dhe pozita shqiptare . Nuk ishte kjo një tavolinë që të kërcënonte dhe nuk kishte arsye që të kërcënojë presidenti me dorëheqje.
Ndryshe nga numri 2 i socialistëve republikani Mediu dhe reformatori Pollo kritikojnë ashpër vendimin e KLD-së. Ata bashkohen me presidentin Moisiu për rishikim të vendit të Igli Toskës.
Fatmir Mediu: Nuk mund të flitet që të ketë deklarata për kod të sjelljes në zgjedhje apo për mirëkuptim politik për sa kohë institucionet nuk garantojnë një lloj balance në procesin zgjedhor dhe në respektimin e votës së qytetarëve shqiptar.
Genc Pollo: Ndodhi ajo që kemi parashikuar prej kohësh, jo vetëm Partia Demokrate e Re, por të gjitha partitë e tjera në mbledhjet e tyre kur kanë kontestuar projektligjin për amendamentet e Rukës dhe Gjanës që praktikisht janë të Partisë Socialsite dhe të Partisë Demokratike, ata gatuan një çorbë të keqe, të cilën fatkeqësisht duhet ta hamë edhe ne. Në rastin konkret edhe njëra palë që e ka bërë do ta hajë çorbën që ka gatuar vetë./tvklan.al